Shqipëria mbështet Kosovën, Begaj: Aktet terroriste mbi kanalin e Ibër-Lepencit cenojnë sigurinë

Pas sulmit të së premtes në kanalin e ujit Ibër-Lepenc në fshatin Varagë të Zubin-Potokut, presidentja e Kosovës ka pranuar telefonatë nga presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.

Begaj rikonfirmoi mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë për Kosovën, veçanërisht në dritën e zhvillimeve të fundit në fushën e sigurisë, thuhet në njoftimin e Presidencës.

“Në këtë bisedë telefonike, Presidentja Osmani e ka njoftuar Presidentin Begaj në lidhje me zhvillimet e fundit në veriun e vendit, cenimin e sigurisë kombëtare nëpërmjet sulmeve në infrastrukturës kritike si dhe për masat e institucioneve të Kosovës për ta menaxhuar këtë situatë”, thuhet më tej.
Begaj në Facebook ka shkruar se dënon ashpër “aktet terroriste me lëndë eksplozive mbi Kanalin e Ibër-Lepenic, që synojnë shkatërrimin e infrastrukturës kritike të Kosovës e cenojnë sigurinë kombëtare të Kosovës”.

“Mbështes fuqishëm të gjitha përpjekjet e Republikës së Kosovës për përballimin e situatës dhe hetimin e ndëshkimin e plotë të këtij akti sabotues e terrorist”, ka theksuar ai.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button