Shpërthejnë sërish protestat në Kenia, policia gjuan me gaz lotsjellës

Bombolat e gazit lotsjellës shpërthyen sërish në rrugët e Nairobit në Kenia të enjten, në përpjekje për vendosjen e një sigurie më të madhe gjatë protestave të planifikuara kundër një projektligji të diskutueshëm financiar.
Të paktën një grua raportohet të jetë plagosur.
Protestat po zhvillohen pavarësisht vendimit të presidentit, William Ruto për të mos nënshkruar projektligjin në ligj, dhe pasi ato shkaktuan kaos vdekjeprurës të martën në kryeqytet derisa protestuesit sulmuan dhe dogjën një pjesë të ndërtesës së parlamentit, raporton AP.
Protestuesit që thanë javën e kaluar se do të marshonin drejt Parlamentit të enjten, thonë se ende nuk i besojnë presidentit, William Ruto, i cili ka thënë se rritja e taksave do të tërhiqet dhe do të bëhen shkurtime buxhetore.
Zëvendës presidenti Rigathi Gachagua u kërkoi të mërkurën protestuesve të anulojnë protestat e planifikuara dhe t’i japin një shans dialogut.
Të martën mijëra protestues sulmuan parlamentin e Kenias, duke djegur pjesë të ndërtesës dhe duke i detyruar ligjvënësit që të largoheshin.