Shokuese: 25-vjeçari në Spanjë dyshohet se vrau prindërit dhe plagosi katër persona ndër ta dy fëmijë

Një 25-vjeçar është arrestuar me dyshimin për vrasjen e prindërve të tij dhe plagosjen e katër të tjerëve në një sulm masiv me armë në jug të Spanjës, tha policia.

Autoritetet thanë se të shtënat u raportuan në orën 23:00 sipas kohës lokale (22:00 BST) të hënën në qytetin e vogël të El Ejido, pranë Almerías, shkruan BBC.

Katër të tjerë, përfshirë dy fëmijë, u plagosën rëndë dhe janë dërguar në spital, transmeton Sinjali.

Njëri besohet të jetë djali shtatëmuajsh i të dyshuarit, sipas raporteve të mediave lokale.

Identitetet e të dyshuarit dhe viktimave nuk janë publikuar zyrtarisht nga autoritetet spanjolle.
Mediat lokale thonë se fëmija tjetër i plagosur është një foshnjë 18 muajshe, ndërsa një burrë 60-vjeçar besohet gjithashtu të jetë midis të plagosurve në sulm.

I dyshuari ishte për pak kohë në arrati përpara se të dorëzohej në një stacion policie lokale, sipas Europa Press.

Guardia Civil tha se po heton sulmin dhe po përpiqet të përcaktojë një motiv të mundshëm për të shtënat.

Të shtënat masive në Spanjë janë relativisht të rralla sipas Project Insight, i cili gjurmon krimet me armë në Evropë, katër u regjistruan midis viteve 2000 dhe 2023.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button