Shtetasi i Kosovës arrestohet në Maqedoni për tejkalim të shpejtësisë, me Audi voziste 203 km/h

Një shtetas i Kosovës është arrestuar mbrëmjen e 18 majit në autostradën A1 pranë Smokvicës, pasi policia konstatoi se po voziste me 203 kilometra në orë, në zonë ku shpejtësia e lejuar është 120 km/h, përcjell TV21. Sipas policisë, 30-vjeçari drejtonte një “Audi A6” me targa të Kosovës.
“Më 18.05.2026, në ora 22:18, në autostradën A1 pranë nyjës “Smokvicë” në rajonin e Gjevgjelisë, zyrtarët policorë nga SPB Strumicë – DPB-Gjevgjeli kanë privuar nga liria shtetasin e Kosovës B.T. (30). Gjatë kontrollit në komunikacion me radar, policia ka konstatuar se ai po drejtonte një automjet “Audi A6” me targa të Kosovës me shpejtësi prej 203 kilometra në orë, në vend ku kufizimi i lejuar është 120 kilometra në orë. Ai është përjashtuar nga komunikacioni dhe për rastin është njoftuar prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike në Gjevgjeli. Ndaj tij është paraqitur kallëzim përkatës sipas nenit 297-a të Kodit Penal për “drejtim të pakujdesshëm të automjetit motorik”, thonë nga MPB.



