“Më shumë mësim, më pak telefona”, Kasami apel për ndryshim në shkolla

Kryetrari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka bërë të ditur se sot ka marrë pjesë në debatin e organizuar nga Qendra Rinore, ku ka theksuar nevojën për krijimin e një sistemi të komunikimit mes nxënësve, përforcimit të raporteve nxënës dhe arsimtar, dhe përforcimin e luftës kundër bullizimit si një ndër fenomenet që sot po shfaqet në shoqërinë tonë.
“Simbolika pa telefona me pjesëmarrje aktive në debate dhe procesin arsimor krijon një ambient të barabartë për të gjithë. Të rinjtë sot kanë më së shumti nevojë për komunikim të drejtpërdrejtë, për motivim dhe qasje më të lehtë dhe në këtë drejtim Komuna e Tetovës, së bashku me “Qendrën Rinore” është duke punuar me përkushtim për të krijuar shkolla me më shumë mësim, me më pak telefona, më tepër cilësi dhe më pak bullizëm, më shumë socializim sesa përjashtim”, ka deklaruar Kasami.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button