SHBA miraton shitjen e armëve për Ukrainën

Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar miratimin e një shitjeje të re armësh për Ukrainën, sipas një deklarate të publikuar nga Ambasada Amerikane në Kiev.

Sipas ambasadës, furnizimi me pajisje ushtarake rrit aftësinë e Ukrainës për t’u përballur me tensionet aktuale.

“Departamenti Amerikan i Shtetit ka marrë një vendim duke miratuar një Shitje të mundshme Ushtarake të Huaj për Qeverinë e Ukrainës për Municione të Përbashkëta Sulmuese të Drejtpërdrejta – Rreze të Zgjeruar Veprimi dhe pajisje përkatëse. Kostoja totale e vlerësuar është 373.6 milionë dollarë”, shkruhet në njoftim.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button