SHBA-ja: Çdo vendosje e re minash nga Irani do të konsiderohet shkelje e armëpushimit

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka deklaruar se çdo vendosje shtesë minash nga Irani në Ngushticën e Hormuzit do të konsiderohet shkelje e armëpushimit në fuqi me SHBA-në, transmeton Anadolu.

Ai tha se kalimi në këtë rrugë detare strategjike “po zhvillohet shumë më i kufizuar sesa do të dëshironin të gjithë” dhe me më shumë rrezik për shkak të, sipas tij, përpjekjeve iraniane për vendosje minash.

“Nëse ka përpjekje për të vendosur mina në mënyrë të pamatur dhe të papërgjegjshme, ne do të reagojmë. Kjo është shkelje e armëpushimit”, tha ai për gazetarët në Pentagon.

Hegseth theksoi se presidenti Donald Trump ka autorizuar ushtrinë të shkatërrojë anije që përbëjnë kërcënim.

“Komandantët tanë kanë rregulla të qarta angazhimi. Nëse Irani vendos mina në ujë ose kërcënon anijet tregtare amerikane apo forcat tona, ne do ta shkatërrojmë pa hezitim”, shtoi ai.

Kryetari i Shefave të Përbashkët të Shtabit, Dan Caine, tha se Irani ka sulmuar pesë anije në Ngushticën e Hormuzit dhe ka sekuestruar dy prej tyre.

Sipas tij, një aeroplanmbajtëse shtesë do t’i bashkohet së shpejti bllokadës detare amerikane ndaj anijeve që hyjnë ose dalin nga portet iraniane.

Ai gjithashtu tha se “bllokada po zgjerohet dhe po bëhet globale”, duke shtuar se “askush nuk lundron nga Hormuzi drejt botës pa lejen e Marinës së SHBA-së”.

Nga ana tjetër, Irani ka deklaruar se bllokada amerikane është shkelje e armëpushimit dhe ka kërkuar ndërprerjen e saj si kusht për rifillimin e negociatave, të cilat aktualisht mbeten të bllokuara.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button