SHBA, Departamenti i Drejtësisë publikon miliona dokumente të tjera për Epsteinin

Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara të premten e publikoi grumbullin e ri dhe të fundit të miliona dokumenteve që ndërlidhen me të dënuarin tashmë të ndjerë për sulme seksuale, Jeffrey Epstein, sipas një ligji të miratuar në nëntor që e kërkon publikimin e të gjitha të dhënave që lidhen me figurën famëkeqe.

Zëvendëskryeprokurori amerikan, Todd Blanche, tha në një konferencë për gazetarë se dosjet e publikuara të premten e shënojnë fundin e publikimeve të planifikuara nga administrata e Trumpit sipas ligjit që ka të bëjë me këtë çështje.

Në grumbullin e ri të dosjeve përfshihen më shumë se 3 milionë faqe, 2.000 video e 180 mijë fotografi, tha Blanche, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

Në dosje përfshihen redaktime “të gjera”, shtoi ai, duke i marrë parasysh përjashtimet që i ofron ligji, duke lejuar që dokumente të caktuara të mbulohen, përfshirë të dhënat për viktimat ose materialet e lidhura me hetimet që janë aktive. Edhe dosjet e publikuara më parë kanë qenë shumë të redaktuara, duke nxitur kritika nga disa ligjvënës.

Blanche e mbrojti ritmin e ngadalshëm të publikimit të dosjeve, duke thënë se dokumentet voluminoze kërkonin qindra njohës të ligjit që punuan ditë e natë për disa javë për t’i analizuar dhe për t’i përgatitur ato për publikim. Me ligj ishte caktuar si afat 19 dhjetori, por zyrtarët thanë se u duhej më shumë kohë për rishikimin e dosjeve.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button