SHBA, atentat ndaj dy senatorëve – vritet ligjvënësja demokrate dhe bashkëshorti i saj

Minnesota është tronditur nga një sulm i rëndë me armë që dyshohet të ketë pasur motive politike, ku humbi jetën përfaqësuesja e shtetit Melissa Hortman dhe bashkëshorti i saj Mark, ndërsa një tjetër çift politikanësh u plagos rëndë.

Guvernatori i Minnesotës, Tim Walz, konfirmoi në një konferencë për shtyp të shtunën se Hortman dhe bashkëshorti i saj u qëlluan për vdekje në orët e para të mëngjesit.

Sulmi dyshohet të jetë një atentat i motivuar politikisht.

Shënjestra e të njëjtit agresor ishin edhe senatori shtetëror John Hoffman dhe bashkëshortja e tij, të cilët u qëlluan disa herë, por fatmirësisht mbijetuan dhe janë aktualisht nën kujdes mjekësor pas ndërhyrjes kirurgjikale.

Të dy ligjvënësit janë pjesë e Partisë Demokratike–Farmer–Labor të Minnesotës, shkruan CNN.

Agresori është ende në arrati, ndërsa një operacion i gjerë kërkimi po zhvillohet nga policia lokale, FBI, Shërbimi i Patrullës së Shtetit dhe autoritete të tjera.

Sipas shefit të policisë së Brooklyn Park, Mark Bruley, disa persona janë ndaluar për marrje në pyetje, por ende nuk ka arrestime zyrtare.

Autoritetet kanë përshkruar autorin si një mashkull i veshur me jelek, pajisje si Taser, distinktiv dhe elementë të tjerë që ngjasojnë me uniformën e një polici.

Ai dyshohet të jetë në lëvizje në këmbë.

Rreth orës 02:00 të mëngjesit të së shtunës, policia iu përgjigj thirrjes në banesën e senatorit Hoffman, ku ai dhe bashkëshortja u gjetën të plagosur rëndë.

Rreth një orë më vonë, gjatë një kontrolli proaktiv në banesën e Hortman, oficerët e policisë u përballën me autorin që kishte mbërritur më parë në vendin e ngjarjes dhe ishte maskuar si oficer policie.

Raportohet se pas një shkëmbimi zjarri, agresori arriti të arratisej.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button