Ndalohen dy persona, zbardhen disa vjedhje të rënda në pesë qytete

MPB Maqedoni njofton se pas ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve, oficerët policorë të DPB Koçan dhe Vinicë i privuan nga liria V.Z. (26) dhe D.S. (43), të dy nga Koçani, nën dyshimin se kanë kryer më shumë vepra penale.

“Ata dyshohen se kanë kryer më shumë vepra penale gjatë gushtit dhe shtatorit të këtij viti në zonat e Koçanit, Vinicës, Dellçevës, Makedonska Kamenicës dhe Probishtip-it, duke përfshirë shtatë vjedhje të rënda në ndërtesa banimi dhe biznesi, tre tentativa për vjedhje të rënda në ndërtesa banimi dhe biznesi dhe automjete pasagjerësh, dhe një pengim të provave të kryer nga V.Z”.
“Gjatë ndërmarrjes së masave, me urdhër gjykate, u kryen bastisje në shtëpitë e tyre, gjatë të cilave u gjetën dhe u sekuestruan sende që rrjedhin nga veprat penale të lartpërmendura. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, kundër tyre do të ngrihen akuza përkatëse”, thonë nga MPB.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button