Shasivari–Palminteri: Italia është mbështetëse e fuqishme e rrugës sonë drejt BE-së

Në takimin e sotëm të ministrit të Drejtësisë, Jeton Shasivari, me ambasadorin e Republikës së Italisë, Paolo Palminteri, u diskutua për aktivitetet kyçe të Agjendës së Reformave në drejtësi, si dhe për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.
Italia është një partner i rëndësishëm në procesin e integrimit evropian dhe vazhdimisht ofron mbështetje për reformat e orientuara drejt forcimit të sundimit të ligjit, rritjes së efikasitetit të sistemit të drejtësisë dhe luftës së vendosur kundër korrupsionit, njoftojnë nga Ministria e Drejtësisë.
“Përmes shkëmbimit të përvojave dhe nismave të përbashkëta, do të vazhdojmë të ndërtojmë një sistem modern dhe efikas të drejtësisë, në interes të qytetarëve”, thuhet në njoftim.

