Shasivari dhe Osmani: Ligji për Përdorimin e Gjuhëve duhet të zbatohet në mënyrë të plotë në të gjitha institucionet

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, zhvilloi një takim pune me drejtorin e Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës, Granit Osmani, kushtuar avancimit të bashkëpunimit institucional dhe zbatimit të plotë të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve.

Gjatë takimit u theksua se zbatimi i plotë i Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve përbën një detyrim ligjor dhe një element thelbësor të sundimit të ligjit, sigurisë juridike dhe qasjes së barabartë të qytetarëve në institucionet shtetërore.

Ministri Shasivari rikonfirmoi përkushtimin e Ministrisë së Drejtësisë për forcimin e mekanizmave institucionalë që sigurojnë respektimin e dispozitave ligjore dhe garantimin e të drejtave gjuhësore të qytetarëve.

Drejtori Osmani theksoi se Agjencia për Zbatimin e Gjuhës ofron mbështetje profesionale dhe praktike për institucionet shtetërore në zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, përmes udhëzimeve, rekomandimeve dhe ndihmës së ekspertëve.

Ai shtoi se Agjencia kujdeset për avancimin e përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe, të cilën e flasin të paktën 20 për qind e qytetarëve, si një e drejtë e garantuar me ligj.

Në periudhën e ardhshme, bashkëpunimi institucional, koordinimi dhe aktivitetet e përbashkëta do të thellohen, me qëllim që të kontribuohet në një zbatim më efikas dhe më të qëndrueshëm të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve në të gjitha institucionet shtetërore.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button