Aksident në rrugën Shkup – Bllacë, lëndohen gjashtë shtetas të Kosovës

Në SPB Shkup është raportuar se në rrugën magjistrale Shkup – Pikë Kalimi Kufitar Bllacë e Poshtme ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet një automjeti “Kia”, të drejtuar nga K.C. (33) nga Kosova, dhe një automjeti “Volkswagen Golf”, të drejtuar nga S.J. (61), gjithashtu nga Kosova.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, në aksident lëndime të rënda trupore kanë pësuar të dy drejtuesit e automjeteve, si dhe pasagjeret në automjetin “Volkswagen Golf”, S.J. (54) dhe E.J. (20).

Ndërkohë, pasagjerët e tjerë të automjetit “Volkswagen Golf”, B.H. (23) dhe B.I. (35), të gjithë shtetas të Kosovës, kanë pësuar lëndime trupore. Lëndimet janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori” dhe në Qendrën Urgjente të kompleksit të klinikave “Nënë Tereza” në Shkup.

Me urdhër të prokurorit publik, drejtuesi i automjetit “Kia”, K.C., do të privohet nga liria pasi të dalë nga spitali.

Në vendin e ngjarjes është kryer ekspertizë nga ekipi hetimor i SPB Shkup.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button