Sedat Sulejmani takohet me drejtorin e Halkbank, diskutojnë mbështetjen për kulturën dhe turizmin

Ministri i Kulturës, Sedat Sulejmani, ka zhvilluar takim me drejtorin gjeneral të Halkbank Shkup, dr. Fatih Shahbaz, ku kanë diskutuar mundësitë për bashkëpunim në mbështetje të kulturës dhe turizmit.

“Në atmosferë të këndshme, pata kënaqësinë të takohem me drejtorin gjeneral të Halkbank Shkup, dr. Fatih Shahbaz.

Biseduam për mundësitë e bashkëpunimit në mbështetje të kulturës dhe turizmit, me theks të veçantë te projektet që kontribuojnë në zhvillimin e jetës kulturore dhe promovimin e potencialeve turistike të vendit.

Kultura dhe turizmi janë pjesë e rëndësishme e zhvillimit ekonomik dhe shoqëror të vendit. Prandaj, angazhimi ynë është të ndërtojmë partneritete që krijojnë vlera të qëndrueshme, hapin mundësi të reja dhe e shndërrojnë potencialin tonë kulturor e turistik në rezultate konkrete.

Bashkëpunimi me sektorin privat është pjesë e këtij vizioni. Me politika të qarta, përgjegjësi institucionale dhe partneritete të fuqishme, synojmë të krijojmë kushte më të mira për zhvillimin e kulturës dhe turizmit, në shërbim të qytetarëve dhe të ardhmes së vendit.”, deklaroi Sulejmani.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button