Udhëtimi drejt Arabisë Saudite bëhet më i thjeshtë për qytetarët e RMV-së

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme njofton se Republika e Maqedonisë së Veriut është përfshirë zyrtarisht në listën e vendeve, shtetasit e të cilave mund të pajisen me vizë elektronike turistike (e-Visa) ose me vizë pas mbërritjes (Visa on Arrival) për në Mbretërinë e Arabisë Saudite.

Kjo mundëson një procedurë më të thjeshtë dhe më të shpejtë udhëtimi për shtetasit e Maqedonisë së Veriut, duke reduktuar ndjeshëm procedurat administrative.

Mundësia e re krijon hapësirë shtesë për avancimin e shkëmbimeve turistike, kontakteve të biznesit dhe forcimin e përgjithshëm të lidhjeve ndërmjet dy vendeve.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button