Sanksione të reja Rusisë, BE godet për herë të parë gazin rus

Bashkimi Evropian ra dakord mbi sanksionet e reja ndaj Rusisë, që për herë të parë godasin furnizimet me gazin natyral të lëngshëm, të cilin shtete të ndryshme anëtare vijojnë ta blejnë pavarësisht luftës në Ukrainë.

Sanksionet përbëjnë paketën e 14-të të miratuar që prej shkurtit të vitit 2022. Aprovimi i saj ishte shtyrë disa herë për shkak të kundërshtimit të disa vendeve, si Hungaria.

Brukseli shkeli dy afate të caktuara, njëri në samitin e G7-s në Itali dhe tjetri në Samitin e Paqes në Zvicër, për shkak të kundërshtimeve edhe nga Gjermania.

Megjithatë, kompanitë evropiane do të lejohen të vazhdojnë të blejnë gazin natyral të lëngshëm rus, por nuk do mund ta transportojnë atë në vende të tjera.

Vitin e kaluar, blloku pagoi 8.3 miliardë euro për 20 miliardë metër kub gaz rus, që përbën 5% të konsumit total të gazit.

Belgjika, Franca dhe Spanja ishin pikat kryesore të hyrjes së tij.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button