Në 24 orët e fundit në Maqedoni janë regjistruar gjithsej 11 zjarre, një është atkiv

Në 24 orët e fundit, në vend janë regjistruar gjithsej 11 zjarre në hapësira të hapura, nga të cilat një është aktiv dhe 10 janë shuar.

Vetëm në Komunën e Makedonski Brod, pranë fshatit Belicë, komuna e Kajorecit, ka zjarr aktiv, ku digjen pyje të ulëta dhe të përziera.
Në të njëjtën periudhë, nuk ka pasur zjarre të regjistruara që janë vënë nën kontroll.

Zjarret u shuan në fshatin Radushë, Komuna e Sarajit, ku digjej bimësi e ulët, si dhe në fshatin Konsko në Komunën e Gjevgjelisë.

Dy zjarre u shuan në Komunën e Strugës në Tateshi, ku digjej kashtë dhe bimësi e ulët, dhe në Veleshtë, ku digjej bimësi e ulët.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button