IRGC e Iranit shkatërron një dron të avancuar MQ-1 mbi Ngushticën e Hormuzit

Një dron i avancuar MQ-1 u interceptua dhe u “shkatërrua” mbi Ngushticën e Hormuzit nga Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC), njoftoi të hënën transmetuesi shtetëror i vendit IRIB, transmeton Anadolu.
Droni u kap nga një sistem i ri i avancuar i mbrojtjes ajrore i operuar nga Forca Ajrore e IRGC, tha transmetuesi, duke cituar një deklaratë të organizatës.
Operacioni u krye nën kontrollin e rrjetit të integruar të mbrojtjes ajrore të Iranit, shtohet më tej në deklaratë.
Asnjë informacion nuk u dha menjëherë se kush e përdori dronin, apo detaje të mëtejshme rreth incidentit.



