Saliu me mesazh për Bashkim Murtezin: Do të mbetesh gjithmonë një mik i çmuar

Deputetja e koalicionit VLEN, Imerlije Saliu, i ka kushtuar një mesazh publik ish-sekretarit organizativ të VLEN-it, Bashkim Murtezi, duke e vlerësuar për kontributin dhe karakterin e tij.

Në statusin e publikuar në rrjetet sociale, Saliu thekson se ka njerëz që e bëjnë funksionin më të madh përmes integritetit dhe personalitetit të tyre, duke nënvizuar se respekti për ta mbetet edhe pasi largohen nga detyra.

“Ka njerëz që funksionet i bëjnë më të mëdha me karakterin e tyre. Edhe kur largohen nga një detyrë, vlera, pesha dhe respekti që kanë fituar mbeten të pandryshuara”, shkruan Saliu.

Ajo e cilëson Murtezin si një mik të çmuar dhe shprehet se do të vazhdojë t’i kërkojë këshillat e tij edhe në të ardhmen.

“Për mua, do të mbetesh gjithmonë një mik i çmuar dhe një njeri që edhe në vazhdim do të vazhdoj t’i kërkoj këshillat e tua, sepse besoj te gjykimi dhe sinqeriteti yt”, thuhet në statusin e deputetes së VLEN-it.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button