Sali takohet me ambasadoren gjermane: Fokus te investimet dhe eurointegrimi

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, ka zhvilluar sot një takim me Ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë në Shkup, Petra Drexler, ku u diskutua për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm mes dy vendeve, me theks të veçantë në investime, zhvillim ekonomik dhe procesin e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut.

“Sot zhvillova një takim me Ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë, Petra Drexler. Diskutuam për marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe dhe bashkëpunimin e frytshëm me Gjermaninë, veçanërisht në fushën e investimeve dhe zhvillimit ekonomik. Vlerësova lart mbështetjen e vazhdueshme dhe të fuqishme të Gjermanisë në procesin e eurointegrimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke riafirmuar përkushtimin tonë për zbatimin e reformave dhe avancimin e rrugëtimit evropian”, thuhet në njoftimin e Salit.


Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button