Sali: Mekanizmi për Reforma dhe Rritje përshpejton integrimin evropian

Zv/kryeministri i parë për Çështje Evropiane, Bekim Sali, njoftoi se sot është zhvilluar një takim online me përfaqësues të lartë të Komisionit Evropian për zbatimin e Agjendës së Reformave dhe Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, me pjesëmarrjen e kryeministrit dhe përfaqësuesve institucionalë.

Sipas Saliut, në takim mori pjesë edhe Gert Jan Koopman, së bashku me përfaqësues të tjerë të Komisionit Evropian, ku u diskutua për progresin e reformave, koordinimin institucional dhe hapat e ardhshëm në kuadër të Mekanizmit për Reforma dhe Rritje.

“Agjenda e Reformave mbetet instrument kyç për përshpejtimin e integrimit evropian dhe sjelljen e rezultateve konkrete për qytetarët”, theksoi Sali.

Ai vlerësoi se bashkëpunimi me institucionet evropiane është i rëndësishëm për avancimin e proceseve reformuese dhe realizimin e prioriteteve që lidhen me rrugën evropiane të vendit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button