Edvin, merr avionin për në Izrael

Shkruan: Kastriot ÇIPI, Tiranë
Ti e di fundin tënd! Ti e di se çasti ka ardhur! Thuaji Bibit se ke frikë për jetën tënde! Hidhe peshqirin dhe shporru!
135 ditë e net u talle me protestuesit paqësorë. E kishe në dorë t’ua ulje vrullin, duke shfuqizuar e amenduar ca ligje. Zgjodhe të tregosh forcën. I detyrove të bëhen të dhunshëm.
Përdore ujin, gazin dhe plumbat e gomës, që t’i lejon ligji (me kufizime të qarta). Tani zagarët e tu po përdorin edhe gurët kundër protestuesve, që nuk i lejon ligji në asnjë rast. Çfarë të ka mbetur? Plumbat luftarakë?
Ka pesë ditë që protesta vetëm merr vrull nga dhuna policore. Kaq duhet të të mjaftojë të kuptosh se nuk mund ta ndalësh më. Tani që zagarët e tu përdorin gurët, protestuesit legjitimohen të përdorin çdo mjet kundër tyre.
Si do të mbrohen zagarët e tu, nëse protestuesit fillojnë të përdorin hunjtë kundër tyre?
Si do të mbrohen ata kur të mos jenë në turmë e të armatosur gjer në dhëmbë?
Si do të mbrohen kur turma t’i tejkalojë në numër, kur protestuesit të jenë 10 kundër 1 polici?
Ajo ditë po vjen. Në rrugë nuk ka vetëm të rinj, studentë apo në moshë studentësh, por edhe gjimnazistë, madje edhe vajza adoleshente. Si do të mbrohen zagarët e tu kur zjarri, që ka pllakosur Tiranën, të shpërthejë në çdo qytet të vendit?
Unë nuk i bëj thirrje ndërgjegjes sate, sepse ti nuk ke pasur kurrë diçka, që mund të quhet ndërgjegje. Ti nuk ke as gjak, as vetëdije shqiptare. Ti nuk je i aftë as për humanizëm. Ti je thjesht kafshë! Por si çdo kafshë, edhe ti ke instinktin e vetëmbrojtjes dhe pikërisht këtij instinkti po i bëj thirrje: Shpëto kokën Edvin! Shko në Izrael! Vetëm atje do të gjesh paqe!



