Sali me liderët evropianë në Kiev: Krah Ukrainës deri në një paqe të qëndrueshme

Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, ka marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore në Kiev, ku së bashku me liderët evropianë u është bërë homazh të gjitha viktimave të agresionit rus kundër Ukrainës.

Sali theksoi se ky akt simbolizon solidaritetin e palëkundur me popullin ukrainas dhe mbështetjen për lirinë, sovranitetin dhe respektimin e së drejtës ndërkombëtare.

“Ky akt simbolizon solidaritetin tonë të palëkundur me popullin ukrainas dhe mbështetjen për lirinë, sovranitetin dhe respektimin e së drejtës ndërkombëtare”, deklaroi ai.

Zëvendëskryeministri i parë nënvizoi se Republika e Maqedonisë së Veriut do të vazhdojë të qëndrojë pranë Ukrainës dhe të kontribuojë për një paqe të drejtë e të qëndrueshme.

“Republika e Maqedonisë së Veriut do të vazhdojë të qëndrojë pranë Ukrainës dhe të kontribuojë për një paqe të drejtë e të qëndrueshme, si dhe për një Evropë më të sigurt dhe më të bashkuar”, theksoi Sali.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button