Rutte: Kosova dhe Serbia duhet të shfaqin fleksibilitet për normalizimin e marrëdhënieve

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka dalë në një konferencë të përbashkët me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, pas takimit të tyre në Prisedencë.

Gjatë fjalës së tij para mediave, Rutte e falenderoi Osmanin për mikpritjen, teksa foli edhe për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe serbisë.

Ai tha se NATO do të vazhdojë mbështetjen për normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës.
Megjithatë, ai theksoi se të dyja palët duhet të jenë fleksibile për ta arritur këtë gjë.

“Shpresojmë që të shohim edhe një bashkëpunim më të thellë, stabiliteti në rajon varet nga të gjitha palët e cila është zgjidhja politika para dhunës. Kjo është e vetmja mënyrë që të zgjidhur gjërat e pa zgjidhura, të dyjat palët duhet të shfaqin fleksibilitet. E kuptoj që janë vendime të vështira por duhet të shikohet më tej në dobi të gjithëve, ky është mesazhi që i takon në rajon”, ka thënë Rutte.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button