Rubio paralajmëron: Nëse marrëveshja e paqes Rusi-Ukrainë nuk avancon së shpejti, do të largohemi

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio ka paralajmëruar se nëse nuk do të ketë progres të shpejtë në marrëveshjen e paqes mes Ukrainës dhe Rusisë, Shtetet e Bashkuara do të “vazhdojnë përpara”.

Pas takimit të tij me partnerët evropianë dje në Paris, Rubio tha se SHBA-ja do të largohet nga përpjekjet e saj për të ndërmjetësuar paqen midis Rusisë dhe Ukrainës, nëse nuk ka shenja të qarta përparimi në ditët në vijim.

“Ne duhet të kuptojmë këtu tani, brenda disa ditësh, nëse kjo marrëveshje e paqes është e realizueshme në afat të shkurtër, sepse nëse nuk është, atëherë mendoj se ne thjesht do të vazhdojmë përpara,” tha ai.

“Ne nuk do të vazhdojmë me këtë përpjekje për javë dhe muaj në fund,” shtoi ai.

Rubio tha se Donald Trump është ende i interesuar për të vendosur paqen, por se SHBA ka shumë prioritete të tjera në mbarë botën.

“Ne duhet të përcaktojmë shumë shpejt tani, dhe unë po flas për disa ditë, nëse kjo është e mundur, jo në javët e ardhshme. Nëse është, ne do të jemi aty. Nëse nuk është, atëherë kemi prioritete të tjera për t’u fokusuar gjithashtu.”

Trump tha dje se ndjente se një armëpushim ishte “afër” dhe se Moska ishte e vendosur t’i kthehej menjëherë në lidhje me një propozim të fundit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button