Rritet çmimi i naftës në SHBA, mos hapja e Ngushticës së Hormuzit mund të thyejë rekordin e 2022

Çmimet e naftës u rritën përsëri të hënën në SHBA edhe pasi presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi Projektin Liria, një plan për të “udhëzuar” anijet përmes Ngushticës së Hormuzit. Kjo është një shenjë se tregu i naftës nuk po e sheh këtë përpjekje të re si një ndryshim drastik.
Nëse Ngushtica e Hormuzit nuk rihapet muajin e ardhshëm, çmimi i gazit amerikan mund të arrijë në 5 dollarë për galon, tha president i Lipow Oil Associates, Andy Lipow për CNN.
Kjo do të rivalizonte rekordin historik prej 5.02 dollarë për galon në qershor 2022, pasi Rusia pushtoi Ukrainën. Nafta, një karburant që është padyshim edhe më kritik për ekonominë, është tashmë në nivelet më të larta historike në disa vende.
Çmimi mesatar i naftës u ngjit në një rekord të hënën në Wisconsin 5.67 dollarë për galon, Illinois 6 dollarë dhe Michigan 6.01 dollarë. Ky është një lajm i keq për shoferët e kamionëve, hekurudhat, fermerët dhe praktikisht të gjithë konsumatorët që mund të përballen me kosto më të larta.
Në nivel kombëtar, nafta po shitet mesatarisht 5.64 dollarë për galon – nga vetëm 3.76 dollarë që kushtonte para fillimit të luftës./ CNN



