Rivendoset gardhi rrethues në oborrin e qeverisë
Është rikthyer gardhi rrethues në oborrin e qeverisë. Autoritetet njoftojnë se një pjesë e gardhit tashmë është vendosur.
“Sot, sipas urdhrit të marrë nga Qeveria, filloi vendosja e rrethojës së hequr më parë të Qeverisë. Këto ditë është riparuar për shkak të deponimit joadekuat që kishte dhe sot është duke e instaluar Shërbimi për Punë të Përbashkëta dhe të Përgjithshme. Deri më tani është përdorur gardhi i vjetër dhe i rrënuar prej hekuri në pronësi të Ministrisë së Brendshme, i cili është joadekuat dhe jofunksional. Dyert e Qeverisë mbeten të hapura për qytetarët dhe gardhi në vend që të kalbet në një magazinë. merr funksionin e tij”, njoftojnë nga Qeveria.