Rikonstruimi i Qeverisë kalon në Kuvend, zgjidhen ministrat e rinj

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi sot rikonstruimin e kabinetit qeveritar me 69 vota pro, pa asnjë votë kundër dhe pa asnjë abstenim.

Me vendimin e deputetëve, besimin për të ushtruar funksionin e ministrit e morën Jeton Shasivari në Ministrinë e Drejtësisë, Agon Ferati në Ministrinë për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Borçe Serafimovski në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Sasho Klekovski në Ministrinë e Shëndetësisë, Gjoko Velkovski në Ministrinë e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Ivan Stoilkoviq në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale, Sedat Sulejmani në Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit, si dhe Erxhan Demir si ministër pa resor.

Të gjithë kandidatët e propozuar u zgjodhën me të njëjtën shumicë prej 69 votash pro.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button