Ramos shënon golin e tij të parë në Meksikë

Sergio Ramos ka bërë transferimin e tij të bujshëm te Monterrey.

Ish-kapiteni i Realit, në paraqitjen e tij të dytë në “Liga MX”, ka arritur të shënojë edhe golin e tij të parë me skuadrën e tij në fitoren ndaj Santos Lagunës.
Përkrah tij shënoi edhe ish-bashkëlojtari i tij te Reali, Sergio Canales të cilët gjenden në pozitën e 9-të e cila çon në fazën e playoffit.
Ramos, kujtojmë se ju kishte bashkuar Monterreyt këtë vit pas ndërprerjes së kontratës me Sevillën.

Ai mori numrin 93 te Monterrey, numër ky që simbolizon minutën kur Ramos kishte shënuar golin e barazimit ndaj Atletico Madridit në finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2014.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button