Ramadani: Na presin procese të rëndësishme, është e palogjikshme të ketë zgjedhje të parakohshme
Aleanca për Shqiptarët krahu i Arben Taravarit, sonte në Tetovë është duke mbajtur një tryezë të rrumbullakët. Blerant Ramadani nga kjo parti, i pyetur në lidhje me zgjedhjet e parakohshme, tha se ata nuk i kanë problem zgjedhjet, por vlerësojnë se tani për tani këto zgjedhje do të ishin të palogjikshme ngaqë Kuvendi funksionon me shumicë prej 80 deputetësh dhe se vendin e presin procese të rëndësishme.
“Ne realisht jemi subjekt që vijmë nga një opozitarizëm i gjatë dhe jo kemi problem të hymë në zgjedhje të parakohshme, por është një shumicë stabile prej afro 80 deputetë dhe besoni se është e palogjikshme të mendohet për zgjedhje të parakohshme pasi që vendin tonë e presin procese të rëndësishme”, tha Ramadani.