QMK: Janë regjistruar 22 zjarre në hapësira të hapura, të gjitha janë shuar

Gjithsej 22 zjarre në hapësira të hapura janë regjistruar deri në orën 07:30 të mëngjesit të sotëm. Sipas Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK), nuk ka asnjë zjarr aktiv apo nën kontroll, pasi të gjitha 22 vatrat janë shuar.
QMK njofton se zjarret e shuar janë regjistruar në:
- Komuna e Çuçer Sandevës – fshati Glluvo (vegjetacion i ulët dhe shkurre);
- Komuna e Çuçer Sandevës – fshati Mirkovcë (vegjetacion i ulët dhe shkurre);
- Komuna e Çuçer Sandevës – Kuçevishka Bara (vegjetacion i ulët dhe shkurre);
- Komuna e Karposhit – rruga “Skupi”, pranë servisit “Agromekanika” (vegjetacion i ulët dhe shkurre);
- Komuna e Gazi Babës – Fusha e Shkupit, pranë hekurudhës (pemë e djegur);
- Komuna e Gjorçe Petrovit – Stopanski Dvor (vegjetacion i ulët dhe shkurre);
- Komuna e Manastirit – Tumbe Kafe (mbeturina dhe bar);
- Komuna e Manastirit – Tumbe Kafe dhe Kopshti Zoologjik (bar i thatë);
- Komuna e Prilepit – rruga “Dibrës”, pranë lokalitetit Teqe (deponi);
- Komuna e Strugës – fshati Llabunishtë (vegjetacion i ulët);
- Komuna e Strugës – pranë fshatit Kalishtë (vegjetacion i ulët);
- Komuna e Strugës – fshati Livadhë (vegjetacion i ulët);
- Komuna e Kriva Pallankës – fshati Mozhdivnjak, lokaliteti Ostrec (pyll me lisa dhe vegjetacion i ulët);
- Komuna e Tetovës – pranë restorantit “Siraç” (bar i thatë);
- Komuna e Zhelinës – fshati Leshnicë (mbeturina dhe shkurre);
- Komuna e Kavadarit – lokaliteti Raec, drejt fshatrave Drenovë dhe Qesendre (pyll i degraduar me trungje të ulëta dhe bar i thatë);
- Komuna e Kumanovës – fshati Ramanoc (vegjetacion i ulët);
- Komuna e Kumanovës – lagjja Pukovsko (vegjetacion i ulët);
- Komuna Qendër – bulevardi “Goce Dellçev” (mbeturina dhe shkurre);
- Komuna e Haraçinës – fshati Haraçinë (deponi);
- Komuna e Prilepit – fshati Rakle (vegjetacion i ulët);
- Komuna e Gostivarit – fshati Tumçevisht (vegjetacion i ulët).
