Qeveria vazhdon gjendjen e krizës për naftën dhe derivatet e naftës deri më 20 tetor

Qeveria në seancën e sotme miratoi Vendimin për ndryshimin e Vendimit për miratimin e vazhdimit të afatit të ekzistimit të gjendjes së krizës për shkak të mundësisë së çrregullimit të furnizimit me naftë dhe derivate të naftës.

Me vendimin e miratuar, afati i vlefshmërisë së gjendjes së krizës zgjatet nga 21 korriku deri më 20 tetor, duke siguruar vazhdimësi në veprimet institucionale dhe ndërmarrjen në kohë të masave në rast të çrregullimeve në furnizim ose goditjeve të konsiderueshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare të naftës dhe derivateve të saj.

Qëllimi i këtij vendimi është që Qeveria të ketë në dispozicion një mekanizëm të përshtatshëm ligjor për reagim të shpejtë dhe efikas, me synim ruajtjen e stabilitetit në furnizim, zbutjen e pasojave nga çrregullimet e mundshme në treg dhe mbrojtjen e interesave dhe standardit jetësor të qytetarëve dhe ekonomisë.

Qeveria do të vazhdojë të monitorojë me kujdes gjendjen në tregun vendor dhe ndërkombëtar të energjisë dhe, nëse rrethanat e kërkojnë, do të vazhdojë të miratojë masa në kohë dhe të përshtatshme në interes të furnizimit të sigurt, stabil dhe të pandërprerë me naftë dhe derivate të naftës.

Nga Qeveria bëjnë të ditur se, pas harmonizimit të vendimit në kuadër të procedurave qeveritare, ai do t’i dorëzohet Kuvendit për shqyrtim dhe miratim, në përputhje me kompetencat ligjore.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button