Qeveria miraton punësimin e 300 specializantëve privatë në shëndetësinë publike

Qeveria ka miratuar vendimin për punësimin e 300 specializantëve privatë në institucionet publike shëndetësore deri në fund të vitit 2026.

Nga qeveria thonë se vendimi synon të mbajë mjekët e rinj në vend, të plotësojë mungesën e kuadrit specialist dhe të forcojë kapacitetet e spitaleve, klinikave dhe qendrave shëndetësore.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, punësimet do të realizohen në përputhje me nevojat e institucioneve publike dhe mungesën e specialistëve. Ministri Klekovski e cilësoi këtë si investim në të ardhmen e mjekëve të rinj dhe në përmirësimin e kujdesit shëndetësor për qytetarët.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button