Bekim Sali: Hapa konkretë drejt kushteve më të mira për studentët e UNT-së

Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, së bashku me rektorin e Universitetit “Nënë Tereza”, prof. dr. Bekim Fetaji, kanë vizituar hapësirat e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, të cilat po shqyrtohen si zgjidhje e përkohshme për universitetin.
Sali theksoi se rritja e numrit të studentëve këtë vit akademik kërkon krijimin e kushteve të përshtatshme për procesin mësimor. Ai nënvizoi se studentët duhet të kenë kushte dinjitoze dhe mësim të pandërprerë, deri në realizimin e zgjidhjes së përhershme, kampusit të Universitetit “Nënë Tereza”.

“Për UNT-në nuk mjaftojnë premtimet. Nevojiten veprime, zgjidhje dhe përgjegjësi institucionale”, deklaroi Sali.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button