Qeveria e Kosovës dhe Qeveria e Turqisë nënshkruajnë marrëveshjen e bashkëpunimit financiar ushtarak

Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Qeveria e Republikës së Turqisë kanë nënshkruar marrëveshje të bashkëpunimit financiar ushtarak.

Kjo u bë gjatë një takimi të ministrit të Mbrojtjes në detyrë, Ejup Maqedonci, me ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Republikës së Turqisë, Yaşar Güler.

Sipas Maqedoncit, kjo marrëveshje është dëshmi e partneritetit strategjik ndërmjet dy vendeve dhe e gatishmërisë për thellimin e bashkëpunimit afatgjatë.

“Qeveria e Republikës së Turqisë do të mbështesë Qeverinë e Republikës së Kosovës me 200,000,000.00 TL (dyqind milionë lira turke), me qëllim fuqizimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe avancimin e mëtejshëm të saj institucional e profesional”- thuhet në njoftim.

Ky bashkëpunim, sipas Maqedoncit, reflekton nivelin e lartë të marrëdhënieve dypalëshe dhe synimin për t’i forcuar ato në funksion të paqes dhe stabilitetit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button