PSG heq dorë nga Rodri, Torres në listën e dëshirave të parisienëve

Paris Saint-Germain ka hedhur poshtë spekulimet që e lidhnin klubin me një transferim të mesfushorit të Manchester Cityt, Rodri, gjatë këtij afati kalimtar.
Sipas raportimeve të fundit, kampionët e Evropës nuk e kanë konsideruar asnjëherë afrimin e reprezentuesit spanjoll, pavarësisht zërave se një lëvizje e tillë do të ishte përgjigjja e PSG-së ndaj Real Madridit, që thuhet se është shumë pranë transferimit të talentit Yan Diomande.
Burime pranë klubit francez bëjnë të ditur se si presidenti Nasser Al-Khelaifi, ashtu edhe trajneri Luis Enrique, kanë mohuar kategorikisht interesimin për Rodrin, duke theksuar se mesfusha aktuale i plotëson të gjitha kërkesat e skuadrës.
Në “Parc des Princes”, Vitinha konsiderohet figura kryesore e repartit të mesfushës, ndërsa Joao Neves, Fabian Ruiz dhe talenti Warren Zaïre-Emery janë pjesë e rëndësishme e projektit të klubit.
Ndryshe paraqitet situata në repartin ofensiv, ku PSG po shqyrton mundësi për përforcime. Njëri prej emrave që pëlqehet nga drejtori sportiv Luis Campos është Ferran Torres.
Sulmuesi spanjoll vjen pas një sezoni të suksesshëm dhe ishte vendimtar në finalen e Kupës së Botës 2026, duke shënuar golin që i siguroi Spanjës trofeun.
Në të njëjtën kohë, e ardhmja e Bradley Barcolas mbetet e paqartë. Raportimet sugjerojnë se francezi ka refuzuar rinovimin e kontratës me PSG-në dhe është shndërruar në objektivin kryesor të Liverpoolit, që po kërkon një zëvendësues për Mohamed Salahun.



