Protesta në Shkup kundër arrestimit të ish-ushtarit të UÇK-së

Veteranët dhe familjarët e ish-ushtarit të UÇK-së Blerim Ramadani i ndaluar ditë më parë në vendkalimin kufitar të Jazhincës, protestuan sot para Gjykatës Penale në Shkup, duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të tij, shkruan Alsat.

Organizatorët e protestës thanë se ndalimi i tij në bazë të një fletarrestit të regjimit të Vuçiqit është i papranueshëm.

Sipas organizatorëve, ndalimi i ish-ushtarit të UÇK-së është një përndjekje e atyre që mbrojtën atdheun dhe fshehje e kriminelëve të vërtetë serb.

“Arrestimi u bë bazuar në një fletë arrest të lëshuar nga gjykata e Beogradit përmes Interpol Serbia. Ky akt 25 vite pas luftës së drejtë të shqiptarëve për liri dhe barazi, demokraci dhe pavarësi është i papranueshëm dhe ne kërkojmë lirimin e tij të menjëhershëm pa asnjë vonesë dhe kthimin e tij në familje e tij. Çdo ditë vonesë është tendencioze me qëllim të ofendimit dhe poshtërimit të luftës tonë të drejtë dhe ky veprim nuk do të tolerohet. Kërkojmë lirimin dhe kthimin e tij pranë familjes”, tha Mevludin Bajrami, vetaran i UÇK-së.

Me kërkesë të Prokurorisë për krim të organizuar, ish-ushtarit të UÇK-së Blerim Ramadani i është caktuar masa e paraburgimit ekstradues 30 ditor.

Blerim Ramadani, ish-ushtar i UÇK-së u ndalua më 17 korrik në kalimin kufitar në Jazhincë. Aktualisht ai është në burgun e Shutkës. / Alsat.mk

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button