Privohet nga liria shoferi pas aksidentit në autostradën Kumanovë–Shkup ku dy persona humbën jetën

Një 65-vjeçar nga Shkupi është privuar nga liria pas aksidentit të rëndë rrugor që ndodhi dje në autostradën Kumanovë–Shkup, ku humbën jetën dy persona, ndërsa tre të tjerë u lënduan.

Më 19 shtator 2026, rreth orës 21:35, në SPB Kumanovë është raportuar se në autostradën Kumanovë–Shkup, në drejtim të Shkupit, në zonën e fshatit Agaqoji, ka ndodhur një aksident rrugor ndërmjet një automjeti të pasagjerëve „Mercedes“ me targa të Shkupit, të drejtuar nga M.M. (65) nga Shkupi, dhe një automjeti të pasagjerëve „Opel Corsa“ me targa të Shkupit, të drejtuar nga S.N. (27) nga Shkupi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button