Ministri Shasivari fal namazin e xhumasë në Budva: Besimi, respekti dhe bashkëjetesa janë ura që bashkojnë komunitetet

Shasivari fal namazin e xhumasë në Budva: Besimi, respekti dhe bashkëjetesa janë ura që bashkojnë komunitetet

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, gjatë qëndrimit të tij në Budva të Malit të Zi, ka falur namazin e xhumasë, në një atmosferë përkushtimi dhe bashkimi shpirtëror.

Në një njoftim në rrjetet sociale, Shasivari bëri të ditur se namazin e xhumasë e udhëhoqi Meho ef. Martinović, kryeimam i Bashkësisë Islame për Bokën e Kotorrit dhe Budvën.

Ministri theksoi rëndësinë e besimit, respektit të ndërsjellë dhe vlerave shpirtërore në afrimin e njerëzve dhe komuniteteve, pavarësisht dallimeve.

“Ky ishte një moment i veçantë që rikujton se besimi, respekti i ndërsjellë dhe vlerat shpirtërore janë ura që bashkojnë njerëzit dhe komunitetet, pavarësisht dallimeve”, ka deklaruar Shasivari.

Ai gjithashtu nënvizoi se në një rajon me tradita dhe përkatësi të ndryshme, bashkëjetesa, toleranca dhe mirëkuptimi mbeten vlera themelore për ndërtimin e një shoqërie demokratike dhe të qëndrueshme.

“Paqja, solidariteti dhe respekti qofshin gjithmonë me të gjithë!”, përfundoi Shasivari.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button