Ndërprerje të mundshme në transaksionet e pagesave: Bankat do të kryejnë përshtatje teknike gjatë fundjavës

Bankat në vend gjatë fundjavës së ardhshme do të kryejnë përshtatje të planifikuara teknike të sistemeve të tyre, për shkak të vendosjes së standardeve të reja në qarkullimin e pagesave në denarë, të cilat hyjnë në fuqi të hënën, më 9 nëntor.

Nga Shoqata e Bankave të Maqedonisë paralajmërojnë se gjatë kësaj periudhe mund të ketë ndërprerje të përkohshme ose kufizime në përdorimin e disa shërbimeve, veçanërisht gjatë kryerjes së transaksioneve të pagesave.

Ndryshimet përfshijnë urdhërpagesa të reja, kode për qëllimin e pagesës dhe përdorimin e llogarive në formatin IBAN.

Qytetarëve dhe kompanive u bëhet thirrje që t’i planifikojnë me kohë pagesat dhe t’i ndjekin njoftimet e bankave të tyre.

Nga Shoqata sqarojnë se numrat ekzistues të llogarive të pagesave mbeten të pandryshuar.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button