Muhamet Elmazi ndan 15 kontrata të përhershme pune për arsimtarë dhe staf teknik në Saraj

Pesëmbëdhjetë arsimtarë dhe punonjës të stafit teknik në shtatë shkolla fillore të Komunës së Sarajit kanë marrë vendime për punësim të përhershëm.

Kryetari i Komunës së Sarajit, Muhamet Elmazi, ka ndarë kontratat e reja, duke theksuar se ky hap krijon siguri për punonjësit dhe kontribuon në stabilitetin e sistemit arsimor.

“Çdo kontratë e përhershme sjell siguri për një familje dhe angazhim më të madh për cilësinë e mësimdhënies. Arsimtarët dhe stafi teknik janë shtylla e shkollave tona dhe meritojnë respekt, vlerësim e stabilitet”, ka deklaruar Elmazi.

Kontratat janë ndarë në shtatë shkolla fillore: “Dituria” në Saraj, “I. Palikuqa” në Bojanë, “F. Konica” në Radushë, “B. Tairi” në Svillare të Poshtme, “S. Frashëri” në Gllumovë, “B. Shabani” në Kondovë dhe “E. Duraku” në Bukoviq.

Elmazi ka theksuar se Komuna do të vazhdojë të investojë në arsim, duke e cilësuar atë si themelin e së ardhmes

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button