Privohet nga liria një 30-vjeçar nga Shkupi, është gjetur gjatë kryerjes së vjedhjes grabitqare në një objekt tregtar

Më 05.10.2026, në orën 21:10, në Shkup, në zonën e Bit Pazarit, nëpunës policorë të SPB Shkup e kanë privuar nga liria H.J. (30) nga Shkupi. Ai dyshohet se më herët ka marrë produkte nga një objekt tregtar dhe është vërejtur nga punonjësi, i cili është përpjekur ta ndalojë, pas çka H.J. e ka sulmuar fizikisht. Pas dokumentimit të plotë të rastit, Njësia për Punë të Brendshme Qendër dhe Bit Pazar pranë SPB Shkup do të paraqesë kallëzim penal ndaj tij, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale „grabitje“, sipas nenit 238 të Kodit Penal.



