Pretendohet se Netanyahu ka rënë dakord të diskutohet një armëpushim i përkohshëm me Libanin

Pretendohet se kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka lejuar diskutimin e një armëpushimi të përkohshëm trejavor në Liban me iniciativën e SHBA-së dhe Francës dhe ka caktuar një nga ministrat e tij për këtë qëllim, transmeton Anadolu.

Duke folur për gazetën “Israel Hayom”, burimi politik tha se Izraeli iu përgjigj pozitivisht diskutimit të nismës 21-ditore të armëpushimit të SHBA-së dhe Francës, e cila “nënvlerësoi mundësinë e suksesit” dhe se Netanyahu caktoi ministrin e Çështjeve Strategjike, Ron Dermer për zhvillimin e negociatave.

Burimi në fjalë argumentoi se “shanset e nismës së përbashkët SHBA-Francë janë të vogla” dhe se refuzimi i Sekretarit të Përgjithshëm të Hezbollahut, Hassan Nasrallah për këtë “do t’i sigurojë legjitimitet Izraelit që të zgjerojë sulmet e tij në Liban”.

Kanali privat MTV që transmeton në Liban raportoi se kryetari i parlamentit libanez, Nabih Berri siguroi SHBA-në se mund ta bindte Hezbollahun të tërhiqej drejt veriut të lumit Litani, afërsisht 30 kilometra nga kufiri izraelit, në përputhje me rezolutën 1071 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB). Izraeli përmend kërkesën e Hezbollahut për t’u tërhequr në veri të lumit Litani si justifikim për sulmet e tij.

Ndërkohë, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu u nis për në New York gjatë natës për të folur në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (AP-OKB).

Nga ana tjetër, vihet re se nga mbrëmja e së mërkurës në rajonet izraelite në kufirin me Libanin ka mbizotëruar qetësi. Hezbollahu libanez nuk ka kryer asnjë sulm në zonat izraelite përgjatë kufirit që nga mbrëmja e së mërkurës.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button