Presidentja e Kosovës, Shiroka-Pula: Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve

Deputetët e Legjislaturës së 11-të të Kuvendit të Kosovës e kanë votuar kandidaten Justina Shiroka-Pula me 81 vota për presidente të re të Republiës së Kosovës, raporton Anadolu.

Emërimi i presidentes së re Shiroka-Pula erdhi pas miratimit në lexim të dytë të Ligjit për ndryshimet në Gjykatën Speciale, kusht të cilin e pati Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për ta mbështetur zgjedhjen e presidentes së re me votë.

Pas betimit të saj si presidente e vendit në Kuvendin e Kosovës, Shiroka-Pula deklaroi se do ta kryejë detyrën e saj me nder dhe me përgjegjësi dhe do të jetë presidente e gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës. Ajo po ashtu theksoi se ky mandat i përket qytetarëve, institucioneve dhe shtetit për të cilin shumë breza sakrifikuan.

“Do të jem presidente e gjithë qytetarëve. Do të dal pa dallim politik, etnik apo shoqëror. Do të punoj për unitet, drejtësi, zhvillim dhe forcimin e institucioneve tona. Kosova duhet të ecë përpara si një shtet demokratik, i sigurt, me orientim të qartë euroatlantik dhe me miqësi të fortë me aleatët tanë”, tha Shiroka-Pula.

Kundërkandidate e vetme e Shiroka-Pulës ishte deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Eliza Hoxha, e cila mori vetëm një votë.

 

Data 6 tetor ishte afati i fundit për emërimin e presidentit të ri të vendit, ngase sipas aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese, në të kundërtën, vendi do të shkonte në zgjedhje të reja parlamentare.

 

Shiroka-Pula ka një jetë profesionale të lidhur me arsimin, shkencën dhe politikën. Ajo është ekonomiste me profesion, profesoreshë universitare dhe akademike. Studimet universitare i ka përfunduar në Universitetin e Prishtinës ndërsa ato pasuniversitare në Zagreb.

 

Ajo ka qenë ministre e Energjisë dhe Minierave të Kosovës nga viti 2008 deri në vitin 2011 dhe deputete e Kuvendit të Kosovës nga viti 2011 deri në vitin 2014 nga radhët e PDK-së.

Me votimin e presidentes së re të vendit, Kosova përmbylli procesin e zgjedhjes së kreut të ri të shtetit. Për shkak të mos arritjes së një marrëveshje politike për një emër të ri të presidentit, Kosova shkoi në zgjedhje të parakohshme më 6 qershor të vitit 2026.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button