Presidenti Iranian: Teherani nuk do të bëjë lëshime, kërkon fundin e situatës “as luftë, as paqe”

Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, ka deklaruar se Teherani nuk ka ndërmend të bëjë lëshime dhe ka theksuar nevojën për të dalë nga ajo që ai e quajti një situatë “as luftë, as paqe”, transmeton Anadolu.

Siç raporton agjencia zyrtare iraniane e lajmeve IRNA, Pezeshkian tha se zyrtarët iranianë po diskutojnë pothuajse çdo ditë se si të dalin nga kjo situatë dhe të arrijnë një mirëkuptim që do të ruante parimet dhe vlerat e Iranit, duke i penguar njëkohësisht kundërshtarët që të mendojnë për një sulm tjetër.

Ai tha se lufta nuk ofron zgjidhje, ndërsa pasiguria e zgjatur nëse luftimet mund të rifillojnë po i shkakton gjithashtu pasoja ekonomike vendit.

Pezeshkian paralajmëroi se do të jetë e vështirë të tërhiqen investime për sa kohë që vazhdon kërcënimi për një konflikt të ri, duke theksuar nevojën për ta kapërcyer situatën përmes logjikës, duke ruajtur njëkohësisht fuqinë e Iranit.

Presidenti Iranian mbrojti gjithashtu memorandumin e fundit me SHBA-në, duke u shprehur se ai nuk përmban asnjë dispozitë që nënkupton kapitullim apo që i kërkon Teheranit të bëjë lëshime.

Në muajin qershor, Irani dhe SHBA-ja nënshkruan një memorandum mirëkuptimi, me ndërmjetësimin e Pakistanit dhe Katarit, duke u dhënë fund armiqësive që kishin nisur në shkurt dhe duke rënë dakord të vazhdojnë negociatat drejt një marrëveshjeje përfundimtare.

Që atëherë, bisedimet kanë ngecur për shkak të mosmarrëveshjeve mbi zbatimin e memorandumit dhe rregullimet për lundrimin përmes Ngushticës së Hormuzit, një rrugë kyçe për eksportet globale të naftës dhe gazit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button