Policia izraelite arreston imamin e Al – Aksasë, Ekrima Sabri
Policia izraelite ka arrestuat imamin e Al-Aksasë, Ekrima Sabri pasi ai mbajti një predikim për liderin politik të Hamasit që u vra nga një sulm izraelit në Teheran ditë më parë.
Këtë e pohoi ministri ekstremist i Sigurisë Kombëtare të Izraelit, Itamar Ben Gvir, i cili shkroi se Imami Ekrima Sabri është arrestuar pas akuzave se ai mbajti një predikim duke lavdëruar liderin e vrarë të Hamasit, Ismail Haniyeh.
“Politika ime ndaj nxitësve është e qartë – zero tolerancë”, tha Ben-Gvir në një postim në mediat sociale.