TRAGJEDI E MADHE: Fëmijë 5-vjeçar humb jetën pasi u godit nga një trotinet elektrik i drejtuar nga një 10-vjeçar!

Një djalë pesëvjeçar ka humbur jetën pas një incidenti tragjik në lagjen “Nadezhda” në qytetin bullgar Sliven.
Sipas informacioneve fillestare, aksidenti ka ndodhur kur një fëmijë 10-vjeçar, i cili drejtonte një trotinet elektrik, aksidentalisht ka goditur djalin pesëvjeçar.
Nga fuqia e përplasjes, fëmija ka rënë dhe ka pësuar lëndime jashtëzakonisht të rënda. Pavarësisht përpjekjeve për t’i dhënë ndihmën e nevojshme, plagët kanë qenë fatale dhe djali ka ndërruar jetë.
Policia po heton të gjitha rrethanat në të cilat ka ndodhur tragjedia, ndërsa prokuroria kompetente tashmë ka nisur hetimet për rastin.



