Policia gjen veshje dhe pajisje ushtarake në veri të Kosovës

Zyrtarët policorë nga Stacioni Policor në Mitrovicë Veriore kanë gjetur veshje dhe pajisje ushtarake në një puset në pjesën veriore të territorit të Kosovës, transmeton Anadolu.

Siç njofton Policia e Kosovës, veshjet dhe paisjet ushtarake u gjetën gjatë patrullimit dhe kryerjes së detyrave të rregullta në rrugën “Zoran Gjingjiq”, pasi zyrtarët policorë vunë re një puset të kanalizimit të hapur.

Gjatë kontrollit të pusetit është vërejtur një qese plastike me ngjyrë të zezë, e cila ka ngritur dyshime te zyrtarët policorë.

“Pas nxjerrjes së saj janë gjetur disa veshje dhe pajisje ushtarake, si në vijim: 5 kapela ushtarake me ngjyrë të gjelbër; 2 gjoksore ushtarake, secila me nga tri vende për municion; 1 rrip ushtarak; 4 çanta mbajtëse që vendosen në rrip për karikatorë; 1 çantë mbajtëse për radio-lidhje; 2 çanta ushtarake për municion dhe 1 palë doreza”, njofton Policia.

Lidhur me këtë rast është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka udhëzuar që për momentin të mos iniciohet rast.

Bëhet e ditur se pajisjet e gjetura janë sekuestruar, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar me qëllim të sqarimit të të gjitha rrethanave dhe identifikimit të personave të përfshirë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button