Erdogan: Marrëveshja e Përbashkët e Mbrojtjes së Mekës nuk synon asnjë vend dhe është e hapur për vende të tjera mike

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se Marrëveshja e Përbashkët e Mbrojtjes së Mekës, e nënshkruar më herët gjatë ditës midis Turqisë, Arabisë Saudite dhe Pakistanit, nuk synon asnjë vend dhe mbetet e hapur për pjesëmarrjen e vendeve të tjera mike që synojnë paqen, prosperitetin dhe stabilitetin në rajon, transmeton Anadolu.
Në një postim në platformën turke NSosyal, Erdogan, tha se marrëveshja, e bazuar në parimin e parandalimit kolektiv, do të forcojë sigurinë dhe bashkëpunimin në mbrojtje, projektet e përbashkëta të industrisë së mbrojtjes dhe përpjekjet kundër terrorizmit.
Turqia, shtoi ai, do të vazhdojë qëndrimin e saj parimor në favor të zgjidhjes së konflikteve dhe krizave përmes dialogut dhe diplomacisë, bazuar në respektimin e së drejtës ndërkombëtare.



