Policia e Maqedonisë së Veriut me thirrje të re për mesazhet e rrejshme për dënimet në komunikacion

Mesazhet e rrejshme në lidhje me dënimet në komunikacion, përsëri janë shndërruar në sfidë për qytetarët e Maqedonisë së Veriut, për çka ka reaguar përsëri Policia e Maqedonisë së Veriu.

“Është vërejtur një dukuri e shpeshtë ditëve të kaluara, ku persona të panjohur nëpërmjet një numri telefonik të huaj +639606963624 u dërgojnë përdoruesve të Maqedonisë mesazhe për gjoja kundërvajtje të regjistruar në trafik dhe kërkojnë të bëhet pagesa me kartë pagese për të njëjtin në ueb faqen e rreme: http://mvr.govmk.cam/mk.”, raporton Policia.

Qytetarët që janë mashtruar kanë paguar gabimisht nga 1 500 denarë për kundërvajtjen, duke ndjekur udhëzimet e mesazheve të rrejshme.

“ Për njohje më të lehtë të mesazhit të vërtetë, qytetarët duhet të kenë parasysh se në pjesën e dërguesit të mesazhit duhet të figurojë MVR-SC (në përkthim MPB-Safe Country)”, raportoi Policia, duke kërkuar nga qytetarët të jenë më të kujdesshëm.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button